Komuniteti egjiptian kërkon pozitë më të mirë në shoqërinë kosovare

Kosova

Komuniteti egjiptian kërkon pozitë më të mirë në shoqërinë kosovare

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 13:43
Foto

Komuniteti egjiptian në Kosovë po kërkon që të ketë një pozicion më të mirë në të gjitha sferat shoqërore duke përfshirë edhe punësimin dhe shkollimin.

Kështu u tha në debatin lidhur me politikat publike dhe veprimet e institucioneve shtetërore për sfidat dhe mundësitë për komunitetin egjiptian.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka thënë se të gjitha komunitetet në Kosovë janë vlerë e shtuar e vendit tonë, të cilat kontribuojnë në shtet ndërtimin e Kosovës.

Tutje ai tha se secili qytetar në Kosovë duhet të ndihet i lirë dhe ndjej se e ka mbështetjen e shtetit të Kosovës pavarësisht nga cili komunitet vjen.

Limaj teksa ka garantuar mbështetje për zgjedhje të sfidave me të cilat ballafaqohet komuniteti egjiptian në Kosovë i ka ftuar ata që të jenë më aktiv.

Limaj: Iu siguroj që si Qeveri do vazhdojmë mbështetjen e plotë në iniciativat tuaja

“Le të vazhdojmë traditën tonë të bashkëjetesës , të ndihmës së njeri tjetrit, të mirëkuptimit për njëri tjetrin dhe le të vazhdojmë të punojmë ta ndërtojmë këtë vendin tonin . Shtetin e Kosovës nuk e kemi ndërtuar kundër askujt, ky shtet nuk po ndërtohet për të tjerët , ky shtet nuk po ndërtohet për të shkelur komunitetet tjera. Ky shtet duhet të jetë shembull se njerëzit e shtypur të këtij vendi me qindra vjet janë ngritur dhe po ndërtojnë një shtet qytetar të përbashkët...Iu siguroj që do ta keni mbështetjen e plotë në gjitha iniciativat sikurse që i keni pasur deri më tani bashkë“, tha Limaj.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi tha se me qëllim që të ofrohet shkollim i barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës ata si ministri kanë ofruar lehtësi për të rinjtë e komunitetit egjiptian që të jenë sa më afër shkollimit.

Bytyqi tha se me qëllim që edhe të rinjtë e komuniteteve të kësaj të drejtë për shkollim në arsim të lartë kanë mundësuar kuota më të ulëta për regjistrim, pastaj vende të lira në konvikte dhe mensë.

Ai tha se  për të ofruar kushte të barabarta për të gjithë nxënësit e komuniteti egjiptian  si MASHT kanë ndarë rreth 750 bursa.

Bytyqi: Si MASHT kemi lehtësuar procedurat për regjistrim çoftë në programe shkollore, qoftë në universitete publike

“Kemi marr një vendim ku i kemi mundësuar nxënësve dhe të rinjve të komunitetit egjiptian dhe të tjerëve të regjistrohen në secili program shkollor nga pesë nxënës mbi normën zyrtare e cila ka qenë e krijuar dhe konsideroj se ka qenë një vendim shumë i drejtë sepse ky komunitet ka nevojë të arsimohet dhe të edukohet sepse në këtë mënyrë jo vetëm që ndihmohet ky komunitet ndihmohen të gjithë të rinjtë po ashtu ndihmohet edhe vendi ynë....Pra ka qenë mundësia e regjistrimit në universitetet publike të kenë kuota të rezervuara me një përqindje të kalueshmërisë më të ulët, vetëm e vetëm që të bëhen pjesë e sistemit të lartë dhe të kemi përgatitjet e nevojshme që do i vijojnë jo vetëm për angazhimin e tyre personal, por edhe për angazhimin në përgjithësi”, u shpreh ministri i Arsimit.

Ndërsa përkrahje sociale dhe institucionale për komunitetin egjiptian dhe të gjitha komunitet në Kosovë ka ofruar edhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica i cili tha se janë të përkushtuar që të për përmirësimin e mirëqenies sociale të pjesëtarëve të komuniteti egjiptian.

Si iniciativë ai e përmendi ndërtimin e 37 shtëpive për familjet në nevojë të këtij komuniteti.

Tutje ai tha se në kuadër të reformave të skemave pensionale janë duke lehtësuar mundësinë për të pasur qasje në skemën pensionale dhe për të fituar një vend pune.

Reçica tutje tha se  Ministria e Punës po ofron mundësi për aftësim profesional për të gjithë pjesëtarët e të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Reçica: Përmes reformës që po e bëjmë në asistencën sociale do krijojmë mirëqenie më të mirë për të gjithë

“Ajo që jemi duke bërë me reformën sa i përket ofrimit të shërbimeve sociale dhe familjare sa i përket ofrimit të asistencës sociale  jemi duke hequr edhe këtë kriter që mos të ndalet asistenca sociale tek familjet nëse një anëtar i një familje fillon të punësohet  sepse ideja është që ne të krijojmë mundësi  të reja që të keni më tepër të ardhura familjet , të kenë një mirëqenie krejt tjetër  nuk përmirësohet mirëqenia duke ndalur asistencën  e duke u futur në një marrëdhënie pune një anëtar i familjes por nëse krijojmë mundësi që për këto familje të krijohen të hyra më të mëdha, dhe ne jemi në rrugë e sipër për të reformuar sistemin e asistencës sociale dhe besoj fundi i vitit do na gjej me një ligj të ri i cili të gjitha kriteret gjitha kriteret diskriminuese të cilat kanë qenë deri më tani, dhe kanë qenë vështirësi jashtëzakonisht e madhe për stafin e ministrisë pë r tu implementuar do të largohen”, tha Reçica.

Deputeti që përfaqëson komunitetin egjiptian në Kuvendin e Kosovës, Veton Berisha ka kërkuar që më shumë të bëhet për komunitetin egjiptian me qëllim që edhe ata të kenë pozicion më të mirë në shtetin e Kosovës.

Berisha: Si komunitet egjiptian kërkojmë të kemi pozitë më të mirë

“Duke qenë përfaqësues i këtij komuniteti në të njëjtën kohë kërkoj nga institucionet që të bëhet më shumë për komunitetin egjiptian që komuniteti egjiptian të jetë në një pozitë më të mirë, dhe në një pozicion i cili është i gatshëm për të marr përgjegjësi në shtetin e Kosovës . Kosova është shteti i yni, vend tjetër i yni nuk ka pos Kosovës, andaj çdo gjë e mirë që duhet t’i vijë një shteti, ne mendojmë që duhet t’i vijë Kosovës”, u shpreh deputeti Berisha.

Kujtojmë që Java e Egjiptianëve ka nisur dje dhe po shënohet me aktivitete të shumta qoftë kulturore e sportive po ashtu dje është mbajtur edhe një protestë përmes të cilës barazi, punësim dhe shkollim të komunitetin egjiptian në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat