Në Skenderaj konfiskohen më shumë se 200 kg mish të prishur

Kosova

Në Skenderaj konfiskohen më shumë se 200 kg mish të prishur

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 15:20
Konfiskohen më shumë se 200 kg mish të prishur

Drejtoria e Inspektoratit të Komunës së Skenderajt, gjatë një kontrolli në një nga market e qytetit, ka gjetur mish të prishur, më saktësisht janë konfiskuar rreth 185 kg mish viçi, si dhe rreth 45 kg mish pule.

Sipas raportit zyrtar të Inspektorëve, sasia e produktit të prishur është gjetur në Qendrën Tregtare “Arjeta”.

Komuna e Skenderajt nëpërmjet Drejtorisë së Inspektoratit ka ndërmarrë gjitha masat e nevojshme, konform dispozitave ligjore, duke i shqiptuar gjobë biznesit në fjalë.

Komuna e Skenderajt nuk do të lejojë në asnjë mënyrë që qytetarëve t’u servohen produkte që përbëjnë rrezik për shëndetin e tyre. Për të arritur këtë, kërkojmë bashkëpunim nga secili qytetar, të cilëve u bëj thirrje të paraqesin tek organet kompetente çdo rast dyshimi të produkteve të prishura ushqimore apo me afat të skaduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat