Konfiskohen produkte të mishit të transportuara në mënyrë ilegale

Kosova

Konfiskohen produkte të mishit të transportuara në mënyrë ilegale

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 16:22
Foto ilustrim

Inspektorët e Komunës së Drenasit, në bashkëpunim me Policinë e Drenasit, të premten kanë konfiskuar produkte të mishit të cilat ishin duke u transportuar në mënyrë ilegale dhe në kushte jo adekuate e higjienike dhe pa dokumentacion të duhur të prejardhjes dhe transportit.

Me këtë rast, janë marrë të gjitha masat ligjore ndaj transportuesit i cili ishte kombi-bus për transport të udhëtareve dhe kishte shfrytëzuar automjetin e tij në mënyrë ilegale për transport të produkteve ushqimore.

 Drejtoria e Inspekcionit në këtë komunë, nëpërmjet një komunikate thotnë se është duke bërë inspektime të vazhdueshme për të rritur sigurinë e përdorimit të produkteve ushqimore në subjektet afariste-hoteliere gjatë sezonit veror për të mirën e qytetarët e Komunës së Drenasit.

 “Kërkojmë nga qytetarët të bashkëpunojnë me inspektorët komunal dhe policinë që nëse hasin në një dukuri të tillë, të lajmërojnë organet përkatëse”, thuhet në komunikatën e komunës së Drenasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat