Flamuri i Kosovës krah flamujve të botës, Thaçi krenar me parakalimin e ekipit olimpik në ”Minsk2019”

Kosova

Flamuri i Kosovës krah flamujve të botës, Thaçi krenar me parakalimin e ekipit olimpik në ”Minsk2019”

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 23:49
Thaçi ka thënë se ndihet krenar që edhe kësaj here flamuri i Kosovës valoi përkrah flamujve të botës.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi po merr pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Europiane në Bjellorusi.

Me të bërë parakalimin edhe ekipi olimpik i Kosovës, Thaçi ka thënë se ndihet krenar që edhe kësaj here flamuri i Kosovës valoi përkrah flamujve të botës.

”Krenar me parakalimin e ekipit olimpik të Kosovës në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Europiane, ”Minsk2019”.   Edhe kësaj radhe, flamuri i Kosovës valoi përkrah flamujve të botës. Derisa i uroj fat ekipit olimpik, jam i bindur në medaljen olimpike të radhës për Kosovën. HTH”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat