Bie numri i nxënësve në shkollat e Kosovës - Bota Sot
Bie numri i nxënësve në shkollat e Kosovës

Kosova

Bie numri i nxënësve në shkollat e Kosovës

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 07:17
Foto ilustrim

Çdo vit numri i nxënësve në shkollat e Kosovës po shënon rënie.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin shkollor 2018/2019 numri i nxënësve ka shënuar rënie në krahasim me atë të vitit 2017/2018, shkruan Indeksonline.

ASK në statistikat e publikuara tregon që në arsimin parashkollor janë 4 mijë e 99 nxënës. Kurse në vitin e kaluar shkollor ishin 4 mijë e 138 nxënës.

Ndërsa në arsimin parafillorë gjatë vitit shkollor 2018/19 ishin 22 mijë e 51 nxënës. Ndërsa në vitin 2017/18  22 mijë e 721 nxënës ishin në arsimin parafillorë.

Rënie e dukshme e nxënësve vërehet tek shkollat e mesme të ulëta. Gjatë këtij viti shkollor në shkollat e mesme të ulëta ishin 235.161 nxënës, kurse vitin e kaluar shkollor ishin 240.782 nxënës.

Si shkaktar i kësaj rënie të nxënësve mund të jetë rënia e lindshmërisë në Kosovë.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...