Afati për studentë të rinj në UP hapet në korrik

Kosova

Afati për studentë të rinj në UP hapet në korrik

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 06:38
Universiteti i Prishtinës

Dyert e Universitetit të Prishtinës do të hapen edhe për afro 10.000 studentë edhe për vitin akademik 2019/20.

Kjo do të ndodhë në rast se Ministria e Arsimit aprovon numrin e ofruar nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës.

E afati për aplikim planifikohet të hapet në korrik.

Universiteti i Prishtinës planifikon të ofrojë vende për student, për 147 programe studimore.

Por ky numër nuk është definitive derisa Agjencia Kosovare për Akreditim, do të vendosë për këto programe.

T7 ka mësuar se në mesin e gjashtë programeve të reja të cilat UP’ja po synon t’i akreditojë, është edhe niveli i doktoraturës për faramaci.

Numrin e studentëve që do të pranohen në UP, nuk e ka konfirmuar akoma Ministria e Arsimit.

Lidhur me temen e ngritur, ju informojme se jemi ne shqyrtim e siper te ketij procesi, gjithsesi cdo hap do te merret ne perputhje edhe me vendimet e Agjencise se Kosoves per Akreditim. Ndërsa prorektori Bytyqi tha se gjatë javës së ardhshme pritet përgjigjie nga AKA për programet të cilat akreditohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat