“Papquja është për tu mbathë, e jo për të goditë”

Kosova

“Papquja është për tu mbathë, e jo për të goditë”

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 10:14
Ilustrim

Organizatat Syri i Vizionit në partneritet me Save the Children zyra në Kosovë dhe në bashkëpunim me Komsionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, nesër nisin fushatën sensibilizuese “Papuqja është për tu mbathë, e jo për të goditë” si pjesë e fushatës së ndalimit të ndëshkimit trupor dhe dhunës ndaj Fëmijëve “#RriteMeDashni”.

Fushata do të realizohet duke filluar nga ora 10:00-11:30, përmes marshimit prej Kuvendit të Kosovës deri në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, Prishtinë.

Qëllimi i kësaj fushate rritjen e vetëdijësimit të prindërve dhe të rriturve për pasojat qe ka ndëshkimi trupor dhe përdorimi i dhunës, dhe ushtrimi i dhunës me papuqe, si një dukuri mjaftë e shprehur në ambientet familjare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat