Kryetari i sapozgjedhur i LDK-së në Podujevë: Pati tendencë të votohej nga dy herë

Kosova

Kryetari i sapozgjedhur i LDK-së në Podujevë: Pati tendencë të votohej nga dy herë

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 22:21
Fidan Azemi

Fidan Azemi është rizgjedhur përsëri kryetar i nëndegës së tretë të LDK-së në Podujevë.

Azemi arriti që të fitoj përsëri edhe pse kryesia kishte rikthyer procesin zgjedhor në të cilin muaj më parë Azemi veçse kishte dalë fitues.

Në një prononcim për Indeksonline, Azemi ka deklaruar se edhe pse gjithçka ishte në rregull, kryesia vendosi për këtë rivotim.

Gjatë ditës së sotme është raportuar për përplasje në këtë degë të LDK-së, të cilat më pas u mohuan nga zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, por pamjet flasin ndryshe nga ajo çfarë thotë ai.

Madje edhe vetë Azemi deklaroi se pati tendenca të votohet nga dy herë nga disa prej të pranishmëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat