Kryeatri i Podujevës Agim Veliu, ka thënë se Dega në Podujevë, sot ka përmbyllur me sukses kuvendet zgjedhore në të gjitha nëndegët e saj, përcjell “Bota sot”.
Ai për incidentin e fundit që ndodhi sot në Podujevë, është shprehur se është tendencë nga medie të caktuara, të cilat provuan të manipulojnë opinionin lidhur me procesin e rregullt zgjedhor të një kuvendi të një nëndege në qytet. U propagandua se ka pasur incident e dhunë edhe pse fotografitë e video incizimet e publikuara nga vetë këto media qartë i demantojnë pretendimet e tyre.
Postimi në Facebook:
Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të LDK-së,
Të dashur qytetarë,
Lidhja Demokratike e Kosovës - Dega në Podujevë, sot ka përmbyllur me sukses kuvendet zgjedhore në të gjitha nëndegët e saj.
Procesi zgjedhor në degën tonë është karakterizuar me një pjesëmarrje të madhe të anëtarësisë, ashtu siç i ka hije degës më të madhe në Kosovë, e cila përherë ka dalë fituese në të gjitha zgjedhjet.
Masoviteti në pjesëmarrje dhe fuqia elektorale e degës sonë ka bërë që të jetë cak i sulmeve propaganduese me qëllim të lëndimit të procesit dhe dëmtimit të LDK-së në Llap.
Tendencë e tillë u pa edhe sot nga medie të caktuara, të cilat provuan të manipulojnë opinionin lidhur me procesin e rregullt zgjedhor të një kuvendi të një nëndege në qytet. U propagandua se ka pasur incident e dhunë edhe pse fotografitë e video incizimet e publikuara nga vetë këto media qartë i demantojnë pretendimet e tyre.
Kuvendi i Nëndegës III të qytetit të Podujevës është zhvilluar në përputhje të plotë me Statutin dhe Rregulloren për zgjedhje të LDK-së, ndërsa momentet që paraqiten në video janë debate, të cilat në asnjë moment nuk e kanë dëmtuar dhe penguar zhvillimin e procesit zgjedhor, i cili u pērmbyll pa asnjë incident.