Kosova përkrahë hetimet për rrëzimin e aeroplanit të Malajzisë

Kosova

Kosova përkrahë hetimet për rrëzimin e aeroplanit të Malajzisë

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 14:18
Ilustrim

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se përkrahë hetimet për rrëzimin e aeroplanit të Malajzisë.

Përmes një komunikate,  Qeveria e Republikës së Kosovës ka njoftuar se e mbështet njoftimin e Ekipit të Përbashkët të Hetimeve për rrëzimin e fluturimit MH17, i cili thekson se katër të dyshuar do të ndiqen penalisht për krimet në lidhje me rrëzimin e fluturimit të Malaysian Airlines, të datës 17 korrik 2014.

Sipas njoftimit, Qeveria e Kosovës i bashkëngjitet shteteve të Bashkimit Evropian dhe aleatëve të saj duke shprehur mbështetjen e plotë për përpjekjet për zbulimin e së vërtetës dhe për t’u siguruar që do të vihet drejtësi për humbjen e jetës së 298 personave nga 17 shtete të ndryshme.

“Përgjegjësit për këtë ngjarje tragjike duhet të japin llogari”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat