Sërish shi i rrëmbyeshëm në Rahovec, rrugët duken si lum

Kosova

Sërish shi i rrëmbyeshëm në Rahovec, rrugët duken si lum

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 17:19
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një shi i rrëmbyeshëm ka përfshirë edhe sot qytetin e Rahovecit.

Ashtu si edhe ditë më parë si pasojë e shiut të dendur, janë vërshuar rrugë kryesore të këtij qyteti.

Qytetarë të kësaj komune kanë publikuar fotografi e video të vërshimeve nga vende  të ndryshme.

Nuk ka ende ndonjë të dhënë për dëme eventuale të kulturave bujqësore, apo dëme të tjera në amvisëri.

Kujtojmë se Rahoveci është ndër komunat që më së shumti pëson nga reshjet dhe dëmet në kulturat bujqësore edhe vitet e kaluara kanë qenë të mëdha.

Shihni njërën prej videove:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat