Çka do të ndodh sot në Kosovë?

Kosova

Çka do të ndodh sot në Kosovë?

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 07:16
Prishtinë

Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim një delegacion nga Iowa. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 09:00)

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare në Përkrahje të Viktimave të Torturës, organizon konferencë me qëllim të prezantimit të raportit të Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës. (Hotel “Emerald”, ora 10:00)

Shënohet Dita Botërore kundër abuzimit dhe trafikimit të drogave. (Hotel “AFA“, ora 10:00)

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi viziton Komunën e Istogut. (Objekti i Komunës, ora 10:00)

Oda Ekonomike e Kosovës do të publikojë rezultatet e studimit bottleneck me qëllim identifikimin e barrierave të mëdha që pengojnë mbarëvajtjen e kompanive kosovare. (Kino Armata, ora 10:00)

Ekipi i OKB-së i Kosovës, i bashkëkryesuar nga UNHCR, IOM dhe UNDP, do të shënojë 20-vjetorin e Parimeve Udhëzuese për Zhvendosjen e Brendshme. (hotel “Swiss Diamond”, ora 10:00)

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, gjegjësisht Agjencia Regjistrimit të Bizneseve nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Qendrën Kombëtare të Biznesit të Republikës së Shqipërisë. (Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ora 10:00)

Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror mban konferencë përmbyllëse. (Hotel “Sirius”, ora 10:30)

Sadri Shkodra. (Biblioteka e Universitetit, ora 10:30)

Filharmonia e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës mbajnë konferencë. (Sallë e Konferencave e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ora 11:00)

Komisioni për Buxhet dhe Financa shqyrton raportin financiar të Autoritetit Rregullativ të Shërbimeve të Ujit për vitin 2018. (Kuvendi i Kosovës, Salla C203, ora 11:00)

Komisioni për Legjislacion mban dëgjimin publik për Projekt-Kodin e Procedurës Penale dhe Projektligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale. (Kuvendi i Kosovës, Salla C405, ora 11:00)

Ministri i Shëndetësisë, Uran ismaili, raporton para Komisionit për Shëndetësi lidhur me procesin e revidimit të listës esenciale të barnave. (Kuvendi i Kosovës, Salla N303, ora 11:00)

Drejtori i Agjencisë për Intelegjencë, Shpend Maxhuni, raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Kuvendi i Kosovës, Salla N302, ora 11:00)

Qendra Mediale në Çagllavicë organizon debatin publik me temën “Transparenca e punës së Komunës së Parteshit”. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, bëjnë vënien e gurëthemelit të shkollës në fshatin Uqë. (Fshati Uqë, ora 11:00)

Prezantohet këngëtarja Tayna, e cila do të jetë fytyra e “Prince Instant”. (Hotel “Siwss Diamond”, ora 11:00)

Mbahet tryeza në kuadër të platformës “Debate në Riinvest” me temën Skemat e Subvencioneve në Bujqësi. (Instituti Riinvest, ora 12:00)

Qendra për Informim dhe Përmirësim Social (QIPS) në kuadër të kampanjës ndërkombëtare “Support. Don’t Punish” organizon marsh. (Ora 12:00)

Daut Demaku dhe Qefsere Sokoli mbajnë konferencë ku do të shpalosin projektin “Zbulimi i Lirisë Përsonale – Talenti i pare, Platformë Motivuese për Vetedukim”. (Kampusi i Kolegjit Heimerer, ora 12:00)

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim prezanton hulumtimin se sa shpenzojnë studentët e Universitetit të Prishtinës. (Biblioteka Universitare, ora 15:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat