QKRMT shpreh mbështetjen për të gjitha e viktimat e torturës

Kosova

QKRMT shpreh mbështetjen për të gjitha e viktimat e torturës

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 09:55
QKRMT

Sot, më 26 qershor në Ditën Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara në Mbështetje të Viktimave të Torturës, QKRMT shpreh solidaritetin dhe mbështetjen për të gjitha viktimat e torturës dhe familjarët e tyre në mbarë botën.

Këtë vit, QKRMT shënon 20 vjetorin e themelimit. Përgjatë gjithë kësaj kohe, QKRMT ishte dhe mbeti zëri më i fuqishëm i viktimave - të mbijetuar të torturës, familjarëve dhe të afërmëve të tyre duke iu ndihmuar atyre në përpjekjet për përballimin e dhimbjeve dhe kërkimin e drejtësisë.

Në këtë ditë, QKRMT përmes një komunikate për media dëshiron të theksojë përkushtimin e saj që në bashkëpunim me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, partnerët dhe organizatat e shoqërisë civile të trajtojë pasojat e traumës dhe torturës dhe të luftojë të gjitha format e shfaqjes së saj në shoqëri, duke bërë që ky fenomen t’i takojë vetëm të kaluarës tonë.

Më poshtë mund ta gjeni deklaratën e Këshilli Ndërkombëtar për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (International Rehabilitation Council for Torture Victims), e cila këtë vit i dedikohet migrantëve dhe gjithë atyre që janë të detyruar të braktisin vendlindjen me qëllim që t’i shmangen torturës, keqtrajtimit dhe diskriminimit.

_____________________________________________________________

Mbështetja për jetën pas torture

Për vëmendjen e të gjithëve

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara në Mbështetje të Viktimave të Torturës, 26 Qershor 2019. Sot shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara në Mbështetje të Viktimave të Torturës.

Shumë të mbijetuar të torturës në gjithë botën dhe familjet e tyre janë detyruar të braktisin atdheun e tyre për t’iu shmanguar torturës së mëtutjeshme, keqtrajtimit dhe diskriminimit. Rrugëtimi shpesh sjellë trauma të tjera dhe pasiguri, por arritja në një destinacion të qëllimshëm ose të paqëllimshëm eventualisht ndodh – kryesisht në vendet më të afërta, ose ndoshta në ndonjë largësi që ata nuk kanë mundur as t’a imagjinojnë më parë. Vendbanimi i ri është larg mënyrës si i kanë bërë gjërat më parë, tani pa një rrjet mbështetës, pa mënyra për të mbështetur familjen. Ekzistenca është e pasigurt. Trauma e torturës mund t’a bëjë jashtëzakonisht të vështirë detyrën tashmë sfiduese të ri-krijimit të një jete, madje edhe vite më pas.

Njëkohësisht, shumë migrantë në të gjithë botën dhe familjet e tyre përballen me kërcënimin e torturës dhe keqtrajtimit në vendin në të cilin janë vendosur ose janë duke kaluar - thjeshtë për faktin e të qenurit migrant. Shumë shpesh në shoqërinë bashkëkohore, fajtori kërkohet tek migrantët, pa e pranuar se ata shpesh janë viktima të torturës, dhunimit, robërisë, trafikimit dhe vrasjes. Nils Melzner, Reportuesi Special mbi Torturën, e ka bërë shumë të qartë këtë duke thënë:

“Shkaktari kryesor i abuzimit masiv të përjetuar nga migrantët nuk është as migrimi vetvetiu, as krimi i organizuar, ose korrupsioni nga zyrtarët, por tendenca në rritjes e Shteteve për të bazuar politikat dhe praktikat zyrtare të migracionit në mbajtje, kriminalizim dhe diskriminim, sesa në mbrojtje, të drejta të njeriut dhe mos-diskriminim”.    

E vërteta e këtyre fjalëve mbështetet nga përvoja të ngjashme të migrantëve në të gjithë botën. Kjo përfshinë privimin nga liria mbi baza të rreme ose të pabazuara, bllokimi ose reduktimi i rrugëve  ose kufinjëve të migrimit dhe kthimi me forcë. Bota ka nevojë të luftojë këto metoda, si dhe një mori të çështjeve të tjera komplekse, përfshirë atë se si njerëzit  që kanë kaluar torturën mund të ri-marrin veten dhe të ri-ndërtojnë jetët e tyre.

Për fat të mirë, ekziston një pajtueshmëri globale dhe rajonale që migrantët, viktima të torturës, kanë të drejtë për mbështetje dhe rehabilitim në vendet ku ata kërkojnë strehim. OKB-ja, Komisioni Afrikan për të Drejtat e Njeriut, Gjykata Evropiane e Drejtësisë dhe Komisioni Ndër-Amerikan mbi të Drejtat e Njeriut e kanë bërë shumë të qartë këtë kohëve  të fundit. Për të bërë këto të drejta realitet, njerëzit dhe organizatat në të gjithë globin janë të gatshme të mbështesin jetën pas torturës. Ne në lëvizjen tonë për rehabilitim e dijmë shumë mirë se si t’a bëjmë këtë.

Lëvizja për rehabilitimin e torturës ka grumbulluar njohuri në masë të madhe, dhe vazhdimisht është duke zhvilluar qasje të reja, metodologji e burime për të kuptuar plotësisht kompleksitetin e historive të migrantëve. Ne jemi të vetëdijshëm për ndikimin e kulturës dhe kontekstit në proceset rehabilituese, atë se si intervenime të ndryshme janë të përshtatshme për popullata dhe individë të ndryshëm në faza të ndryshme të ciklit të migrimit, dhe si jeta në varfëri dhe pasiguri sa i përket statusit të imigrimit ndikon në shëndetin mendor.

Një prej gjërave që i dijmë pa dyshim është se përderisa ka ngjashmëri në përvojat e migrantëve në të gjithë botën, është poaq e sigurt se historia e secilit person duhet të trajtohet individualisht; historitë janë subjektive, njerëzit janë të ndryshëm, nevojat e ditura dhe të paditura ndryshojnë nga dita në ditë dhe me kalimin e kohës. Prandaj ne bashkohemi në solidaritet në Ditën Ndërkombëtare në Mbështetje të Viktimave të Torturës për të kujtuar ata që i janë ekspozuar abuzimeve të paimagjinueshme, dhe për të njohur rëndësinë e rehabilitimit gjithëpërfshirës.

Në këtë mënyrë, ne mbështesim jetën pas torture.

Me respekt,

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturë, QKRMT

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat