AQH-ja zvicerane ndihmon QKMF në Malishevë, me mjete pune

Kosova

AQH-ja zvicerane ndihmon QKMF në Malishevë, me mjete pune

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 14:24
AQH-ja zvicerane ndihmon QKMF në Malishevë, me mjete pune

Organizata zvicerane AQH e cila merret me sektorin e shëndetësisë, në kuadër të përkrahjes së vazhdueshme për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, përsëri i ka përkrahur me mjete konkretizuese. Donacioni i fundit që AQH e ka sjellë për QKMF-në, është në vlerë prej dy mijë euro, në mjete pune.

“Krahas trajnimeve të vazhdueshme, që AQH i ofron stafin mjekësor në Malishevë, edhe donacionet në mjete të punës janë të vazhdueshme. Edhe ky donacion është në vazhdën e përkrahjes së tyre për shëndetësinë në Malishevë”, tha drejtori i drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, në Komunën e Malishevës, Liridon Hoti.

“Në emër të drejtorisë, e falënderoj organizatën AQH, e cila ka dhënë shumë për Malishevën dhe në vazhdimësi është duke e përkrahur QKMF-në, si në mjete pune, ashtu edhe trajnime profesionale, dhe të gjitha këto me qëllim të rritjes së cilësisë në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Komunës së Malishevës”, tha drejtori Hoti. Ai, gjithashtu e falënderoi AQH-në,  për bashkëpunimin shumë të mirë me QKMF-në dhe Komunën e Malishevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat