NPB në përkrahje të Qendrës për Promovimin e Drejtave të Grave

Kosova

NPB në përkrahje të Qendrës për Promovimin e Drejtave të Grave

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 15:35
Pamje nga takimi

Përfaqësues të Ndërmarrja Publike Banesore priten sot në takim përfaqësues të Qendrës për Promovimin e Drejtave të Grave ku u njoftua me afër me punën, aktivitetet dhe misionin e QPDG-së.

 Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas është themeluar në vitin 2013 dhe ka gjithsej mbi 100 anëtare, viktima të luftës në Kosovë. Kjo qendër kërkoj nga NPB ofrimin e një lokali ku do të kenë mundësinë që aktivitetet e tyre t’i kryejnë në hapësira më të mira. Kjo hapësirë do të shërbej për ekspozimin e punime artizanale varëseve, stolive, e veshje kombëtare punë dore të anëtarëve të QPDG-së.

 NPB shprehi gatishmërinë për të ndihmuar Qendrën për Promovimin e Drejtave të Grave duke i ofruar një lokal në shfrytëzim pa pagesë. Ne përgëzojmë QPDG për punën që kjo qendër bënë në vazhdimësi në përmirësimin  e nevojave dhe të drejtave të grave viktima të luftës si dhe të gjitha grupeve të cenuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat