Kadetët e rinj inkurajohen t’i shërbejnë me nder Ushtrisë së Kosovës

Kosova

Kadetët e rinj inkurajohen t’i shërbejnë me nder Ushtrisë së Kosovës

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 11:19
Kadetët

(E plotësuar) - Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, kanë diplomuar sot 10 kadetë të rinj, të cilët janë graduar si togerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Gjenerata e kadetëve 2019, janë gjenerata e parë e të diplomuarve  në mandatin ushtarak të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Gjatë ceremonisë së diplomimit, këta të diplomuar u inkurajuan që të mos bëjnë kompromis me detyrën, nderin dhe atdheun.

Në mënyrë që të shërbejnë  me nder në Ushtrinë e Kosovës, për popullin, paqen dhe rreshtin e ushtrive të paqes.

Ilirianë Bunjaku së bashku me nëntë kadetë të tjerë të diplomuar, nga sot do t’i bashkohet rreshtit të Ushtrisë së Kosovës. Thotë se ndihet krenare për përgatitjet katër vjeçare që ka bërë, që sot të gradohet si togere në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Berisha: Sot ndihem shumë e lumtur

“Sot ndihem shumë e lumtur, krenare dhe e emocionuar, mirëpo krenaria dhe përgjegjësia e bëjnë të veten dhe do të vazhdojmë kështu edhe më tej”, ka thënë Bunjaku.

Ndërkaq, Endrit Hatri thotë se është shumë i lumtur që kanë përfunduar një rrugëtim të gjatë për katër vjet, për çka thotë se është krenar të shërbejë në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Hatri vjen nga Shqipëria dhe tregon pse zgjodhi për t’i shërbyer Kosovës.

Hatri: Këtu ndihem si në familjen time

“Për arsye se jemi të njëjtit njerëz, këtu e kam ndjerë veten njëjtë si në familjen time, dhe për këtë arsye kam zgjedhur Akademinë e Republikës së Kosovës”, thotë ai.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj,  tha se është i lumtur të shoh kadetët e FSK-së që diplomuan sot, gjenerata e parë në mandatin ushtarak të Forcës së Sigurisë së Kosovës, akademi kjo që është shndërruar si adresë edhe për vendet e rajonit.

Haradinaj: Kosova si vend vjen prej sfidave

“E shfrytëzoj rastin në emër të Qeverisë së Kosovës, t'iu uroj gradimin dhe t'iu falënderoj për shërbimin e deritashëm. Dhe t'iu ftoj që të shërbeni me nder për Ushtrinë e Kosovës, për popullim e Kosovës, për paqen dhe për rreshtin e ushtrive të paqes, të cilës edhe ne i takojmë dhe do i takojmë së shpejti NATO-s që i prin ShBA. Kosova si vend vjen prej sfidave, prej tragjedive, ende është e sfiduar, por nuk bën garë me të keqën, garën e bëjmë me të mirën edhe synojmë t'i takojmë popujve të lirë, atyre ushtrive që e garantojnë paqen. Është në nder të  secilit prej nesh që duke e forcuar paqen në Kosovë, të mundemi me e forcu paqen edhe në botë... Ne e dimë nga vijmë dhe e dimë ku shkojmë", tha Haradinaj.

E ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha tha se Forca e Sigurisë së Kosovës, është krenare për djemtë dhe vajzat që ka.

Berisha: FSK është krenare me vajzat dhe djemtë tanë 

"Sot duhet të jeni krenar për arritjet tuaja dhe të zotoheni që gjithmonë do të nderoni uniformën e Ushtrisë së Kosovës, të nderoni atdheun dhe të respektoni eprorët dhe vartësit tuaj, dhe të mbroni paqen, lirinë dhe shtetin tonë që e kemi fituar me shumë sakrificë. Që po e formojmë dhe forcojmë çdo ditë... unë them çdo herë që FSK është krenare me vajzat dhe djemtë tanë, oficerë, nënoficerë dhe ushtarë... Do ta përcjell karrierën tuaj, do të jem në pension, por që sot jam i bindur që prej jush do të dalin gjeneralë të ushtrisë që bashkë me ushtritë e vendeve aleate të NATO-s do ta ruajmë paqen,  do ta ruajmë stabilitetin jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon dhe më gjerë", është shprehur Berisha.

Sipas ministrit të Mbrojtjes, kadetët e diplomuar me shërbimin e tyre do të bëjnë krenarë familjarët e tyre, për çka tha se janë pjesë e një forcë kredibile, të profesionalizuar, multietnike, për çka tha se janë duke e ndërtuar së bashku me aleatët.

Berusha tha se qëllimi strategjik tha se kanë anëtarësimin në NATO.

E, komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama tha se qëllimi i të gjithëve duhet të jetë mbrojtja e vendit, dhe qytetarëve të saj.

Rama tha se kur filluan shkollimin e kadetëve 12 vite më parë, ishin skeptik për suksesin e këtij programi.

 Por,  ky model sipas tij i bazuar në model amerikan,  me punë ka arritur të jetë shembull jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Ai pati edhe një porosi për kadetët e diplomuar.

Rama: Në asnjë rrethanë mos bëni kompromis me detyrën, nderin dhe atdheun

"Jo rastësisht FSK është institucioni më i besueshëm, pasi që pjesë e tij janë vajzat dhe djemtë më të mirë të këtij vendi, që na bëjnë krenarë çdo ditë. Kemi krijuar imazh, identitet, ky rresht që është para nesh flet vet. Vizioni ynë është që ne duhet të jemi të përgatitur të ballafaqohemi me sfidat e së ardhmes. Prandaj edhe qëllimi i kësaj qendre është zhvillimi i udhëheqësve të së ardhmes... Porosia ime është që në asnjë mënyrë dhe në asnjë rrethanë të mos bëni kompromis me detyrën dhe nderin dhe atdheun. Respektimi i vlerave dhe standardeve do t’iu bëjë persona më të mirë në ushtri, familje  dhe shoqëri. Ju inkurajoj që të jeni garues, të sfidoni vetveten në njësitë ku ju do të shërbeni”, u ka thënë kadetëve të sapodiplomuar Rama.  

Gjatë ceremonisë së diplomimit është lexuar edhe urdhri për gradim, për gjeneratën 2019, për dy kadetë dhe femra dhe tetë meshkuj.

Ndryshe, kadetët e diplomuar janë: Ardit Gashi, Denis Bitri,Ylli Abazi, Valdrin Ismajli, Ardit Deliu, Dritëro Bajrami, Samet Kadria, Endrit Hatri, Jeta Berisha dhe Ilirianë Bunjaku.

Të njëjtit në fund kanë bërë betimin para komandantit të qendrës.

Në fund Dritëro Bajramit dhe Naim Smakollit, u janë ndarë mirënjohje për merita të veçanta. 

Ushtrisë së Kosovës i bashkohen 10 kadetë të rinj

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, më Ferizaj është organizuar ceremonia e diplomimit të kadetëve të rinj FSK- së.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i cili ka uruar diplomimin e tyre, për çka tha se kjo është gjenerata e parë e kadetëve, qe diplomojnë pas votimit në Kuvend, për transformimin e FSK-së në ushtri.

"Ju jeni gjenerata e parë e kadetëve që diplomoni pas votimit në Kuvend, si ushtri  e Kosovës, ju jeni vet historia. Ju falënderoj për shërbimin e deritashëm. Kosova si vend vjen prej sfidave prej tragjedive, ende është e sfiduar, por nuk bën garë me të keqën. Ne e dijmë nga vijmë dhe e dijmë nga shkojmë", tha ai.

Ndërsa, ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha tha se FSK është krenare me djemtë dhe vajzat që ka.

" Ashtu siç e theksoj edhe kryeministri ju jeni gjenerata e parë e oficerëve që do i bashkoheni FSK-së. Unë e them çdoherë që FSK  është krenare me vajzat dhe djemtë tanë, oficerë dhe ushtarë. Do të përcjell karrierën tonë, do të jem në pension, por sot jam bindur se nga ju do të dalin gjeneralë të ushtrisë. Po ju drejtohem si një ish ushtarak, sot jam ministër, por një herë ushtar, gjithnjë  ushtar. Ju jeni pjesë e një force profesionale, kredibile që jemi duke e formuar", tha Berisha.

Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama ka pasur  një porosi për kadetët e diplomuar.

“Ssot jemi për të përgëzuar gjenerata të reja që po i bashkohen.Ju siguroj që ju keni bërë gjënë fisnike duke u përgatitur për katër vjet, për t’i shërbyer popullit. Kur filluam para 12 viteve me përgatitjen e kadetëve, ishim skeptik në atë që mund të bëjmë. Jo rastësisht FSK është institucioni më i besueshëm në Kosovë, kemi krijuar identitet dhe imazh. Qëllimi i kësaj qendre është zhvillimi i gjeneratave të reja. Ju do të vazhdoheni të trajnoheni, porosia ime është që në asnjë formë të mos bëni kompromis me atdheun”, tha Rama.

Mes tjerash është lexuar edhe urdhri për gradim për gjeneratën 2019, për dy kadete femra, dhe tetë kadetë meshkuj.

Kadetët e diplomuar janë: Ardit Gashi, Denis Bitri,Ylli Abazi, Valdrin Ismajli, Ardit Deliu, Dritëro Bajrami, Samet Kadria, Endrit Hati, Jeta Berisha dhe Ilirianë Bunjaku. Të njëjtit në fund kanë bërë betimin para komandantit të qendrës. Dritëro Bajramit dhe Naim Smakolli, u janë ndarë mirënjohje për merita të veçanta.

***

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të FSK-së.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat