Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, z. Nehat Thaçi anëtarësohet në Shoqatën e Burgjeve të Teksasit

Kosova

Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, z. Nehat Thaçi anëtarësohet në Shoqatën e Burgjeve të Teksasit

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 11:51
Nehat Thaçi

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Z. Nehat Thaçi, përmes një letre të dërguar nga Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Burgjeve të Teksasit, Z. Sharese Hurst, ka marr njoftimin se është pranuar në Shoqatën e Burgjeve të Teksasit.

Përmes kësaj letre, Z. Thaçi është ftuar për të filluar bashkëpunimin dhe për të shkëmbyer përvojat në aspektin profesional. Bashkë me letrën, Z. Thaçi, i është dorëzuar kartela e anëtarësimit dhe raporti tre mujor i punës së shoqatës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat