KOSID-i kërkon nga OPIC që mos ta financojë projektin energjetik nga linjiti “Kosova e Re”

Kosova

KOSID-i kërkon nga OPIC që mos ta financojë projektin energjetik nga linjiti “Kosova e Re”

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 12:35
Foto

Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm në një konferencë me temë “Publikimi i letrës së re që KOSID i ka dërguar OPIC-ut, bankës që po e konsiderona përkrahjen ndaj Kosovës së Re”, u tha se KOSID me anë të një letre po kërkon nga OPIC që të refuzojnë dhe të tërhiqen nga mbështetja e termocentralit me linjit “Kosova e Re” në Kosovë.

Kjo letër vjen pas letrës së parë të KOSID të dërguar më 14 mars, e cila nënvizoi në një mënyrat se si projekti i propozuar i termocentralit të qymyrit shkeli ligjet e brendshme të Kosovës dhe obligimet e Kosovës sipas Traktatit të Komunitetit të Energjisë dhe dy veprimet ligjore që KOSID ka sjellë për të sfiduar këto shkelje.

 Po ashtu u tha se në dhjetë vjetët e fundit, kjo bankë OPIC  nuk ka investuar në projekte në thëngjill. Dajana Berisha nga Konsorciumi KOSID, njëherësh drejtoreshë ekzekutive në FIQ, tha se  me projektin Kosova e re, rritja e çmimit të rrymës do të shtrenjtohet rreth 50 përqind.

“Po ashtu impakti mjedisor dhe social për TC Kosova e re asnjëherë nuk është bërë publike politika dhe projekti, ku për këtë edhe Banka Botërore është tërhequr për financimin e Kosovës së re”, tha ajo.

Sipas saj, me Kosovën e re, problem i madh është edhe çështja e ligjeve në Kosovë. Elen Frank - Lajqi drejtoreshë e programit Era Group, tha se kundërshtojnë financimin e një projekti që është ndotës për mjedisin siç është rasti për Kosovën e Re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat