Inaugurohet nënstacioni elektrik në Drenas

Kosova

Inaugurohet nënstacioni elektrik në Drenas

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 17:10
Inaugurohet nënstacioni elektrik në Drenas

Është bërë inaugurimi i nënstacionit elektrike në Drenas i cili do të shërbejë për të gjitha ekonomitë familjare dhe bizneset e komunës së Drenasit.

Financimin e këtij projekti në vlerën prej 6.8 milion euro e ka bërë Banka Evropiane për Zhvillim (BERZH) dhe është lloti i tretë ne kuadër të projekteve të KOSTT-it.

Ne përurimin e këtij projekti i cili është shumë i rëndësishëm për rrjetin elektrike në Kosovë, veçanërisht në Drenas, merrnin pjesë, kryetari i Komunës Ramiz Lladrovci, përfaqësues të KOSTT-it, KEK-ut, kompani punuese të këtij projekti dhe shumë qytetarë.

 Me këtë rast, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ka vlerësuar se inaugurimi i këtij nënstacioni do t’i shërbejë për të gjitha ekonomitë familjare dhe bizneset e Komunës së Drenasit dhe me gjerë.

 “Kjo është një arritje shumë e madhe, sepse rryma më nuk do të jetë problem në komunën tonë. Falënderojmë donatorët të cilët mirëkuptuan nevojën tonë për furnizim të qëndrueshëm me rrymë, ekzekutuesit e punimeve që Nënstacioni elektrik të përurohet sipas planit si dhe të gjithë bashkëpunëtorët që Drenasi të ketë nënstacionin më modern në Kosovë. Nënstacioni elektrik është investim prej 6.8 milion euro, investim nga KOSTT-i dhe BERZh-i. Për 20 vitet e ardhshme e kemi të garantuar furnizimin si dhe do të shërbej edhe Stadiumit nacional dhe Parkut të Biznesit”, ka thënë kryetari Lladrovci.

 Largpërçuesi do të jetë 220kV, i dyfishtë i cili së bashku me nënstacionin që është ndërtuar, kap vlerën e 6.8 milion euro dhe është projekti më i madh i realizuar në Komunën e Drenasit.

 Largpërçuesit të ri 220kV është kyçur në largpërçuesin ekzistues që lidhë SSH Drenasi me NS Prizreni 2, në fshatin Krajkovë dhe gjatësia e tij është 4 kilometra.

 Nënstacioni Drenasi 220/10 kV/kV është ndërtuar me standardet e tipit GIS (gjenerata më e re e këtyre pajisjeve) me dy transformatorë te fuqisë 2×40 MVA, pra gjithsejtë 80 MVA transformim dhe se për një kohë shumë të gjatë do ta zgjedhë çështjen e furnizimit me energji elektrike të banorëve dhe bizneseve të Drenasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat