Ujku po tmerron hanin e Elezit, banorët kanë një apel

Kosova

Ujku po tmerron hanin e Elezit, banorët kanë një apel

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 13:25
Foto

Pas problemit me arushën, qytetarëve të Kosovës iu ka dalë një problem i ri. Tash po rrezikohen nga një ujk që ditë më parë kafoshi duke e lënë me disa lëndime një 5-vjeçar nga Hani i Elezit. Problemi me të duket se nuk është zhdukur, pasi që i njejti po vazhdon të shihet në rrethinën e Hanit të Elezit.

Mediat lokale në Han të Elezit, po shkruajnë se rasti që ndodhi disa ditë më parë, kur një fëmijë 5-vjeçar u sulmua duke u tërhequr zvarrë nga një ujk mund të përsëritet.

Kjo pasi që sipas banorëve, ujku është parë përsëri në afërsi të shtëpive, kësaj radhe në fshatin Paldenicë.

Të frikësuar nga kjo, banorët kanë bërë edhe apel që të mos lejohen fëmijët që të largohen nga shtëpitë.

Image

 

Gazeta ka kontaktuar zëdhënësin e policisë në Komunën e Ferizajt, për të pyetur nëse policia ka ndonjë informacion për ndonjë rast tjetër të njejtë si ai i para disa ditëve. Gashi ka thënë se përvec atij rasti nuk kanë të lajmëruar dicka tjetër. Në anën tjetër, Komuna nuk është pëgjigjur, të kontaktuar për këtë temë. Ndryshe, ditë më parë, Gazeta Express ka sjellë rrëfimin e djalit që u sulmua nga ujku e që momentalisht po qëndron në QKUK. Tekstin për këtë temë e gjeni në LINK./ Express

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat