Haradinaj: Qeveria e gatshme të çojë përpara projekte në fushën e edukimit

Kosova

Haradinaj: Qeveria e gatshme të çojë përpara projekte në fushën e edukimit

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 14:59
Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar kordinatoren për zhvillim e OKB-së në Kosovë, Ulrika Richardson, ku ka theksuar se Qeveria dhe institucionet tona, janë të gatshme që bashkërisht të çojmë përpara projekte të rëndësishme, si në fushën e edukimit, barazisë gjinore, mbrojtjes së të drejtave të njeriut, fuqizimin e rolit të gruas, përfshirjes sa më të mirë të komuniteteve dhe aspekte të tjera, të rëndësishme të shoqërisë.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se gjatë këtij takimi është njoftuar për reformat e reja që kjo organizatë po implementon në misionet e saja përfshirë edhe Kosovën, duke e vlerësuar këtë si një hap të rëndësishëm për të fuqizuar rolin dhe koordinimin më të mirë të institucioneve të vendit dhe 15 agjencioneve të kësaj organizate, prezente në vend.

“Përkraha idenë e zbatimit në praktikë të fondit të besimit të Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm – SDG, në favor të fuqizimit të rolit të institucioneve tona dhe bashkëpunimit më Agjencitë e OKB-së, si një mekanizëm i nevojshëm për të rritur efikasitetin dhe adresuar më mirë interesat e shoqërisë, duke u fokusuar në tema të veçanta dhe në rezultate konkrete”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat