Moti në Kosovë: Në fillim të korrikut temperaturat shkojnë deri në 35 gradë - Bota Sot
Moti në Kosovë: Në fillim të korrikut temperaturat shkojnë deri në 35 gradë

Kosova

Moti në Kosovë: Në fillim të korrikut temperaturat shkojnë deri në 35 gradë

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 23:39
Foto ilustrim

Në fundjavë kryesisht me diell, temperaturat në rënie të lehtë. Javën e ardhshme vala e të nxehtit prek edhe vendin tonë.

Fushat e presionit të lartë që shtrihen mbi pjesën më të madhe të kontinentit evropian, gradualisht do të shtrihen edhe mbi rajonin tonë, ku do të vazhdojnë të favorizojnë mot të kthjellët.

Ndërkohë pas kalimit të frontit të ftohtë gjatë ditës së sotme mbi rajon, masat e ftohta ajrore që kanë depërtuar, ditëve të fundjavës do të zbresin lehtë temperaturat rreth vlerave mesatare.

Mirëpo nga fillimi javës së ardhshme, vala e të nxehtit afrikan do të depërtojë edhe mbi vendin tonë, ku pritet të rrisë temperaturat maksimale edhe deri në 35C.

29.06 – Kthjellët dhe me diell.

30.06 – Shumë ngrohtë, kthjellët dhe me diell.

1.07-2.07 – Nxehtë, kryesisht kthjellët dhe me diell.

3.07 – Nxehtë, pjesërisht vranët. Pasdite vende-vende mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullima.

Në fundjavë minimalet do të luhaten nga 11C deri në 12C, e ato maksimale nga 26C deri në 28C, e në fillim të javës minimalet do të luhaten nga 14C deri 16C, e maksimalet nga 32C deri 35C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-7m/s, e në fillim të javës erë e lehtë nga krahu jugor 1-3m/s.

Shtypja atmosferike do të shënojë rritje mbi vlera normale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...