Gazmend Krenzi i pari në gara memoriale të peshkimit “Jahir Mazreku”

Kosova

Gazmend Krenzi i pari në gara memoriale të peshkimit “Jahir Mazreku”

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 15:37
Foto

Sot në brigjet e liqenit në Mirushë, të Komunës së Malishevës, organizuar nga shoqata e peshkatarëve sportiv “Sykuqi” në Malishevë, u mbajt gara e parë memoriale në peshkim, e cila mbanë emrin e dëshmorit të kombit Jahir Mazreku, Kjo garë ka karakter garues dhe garuesit pjesëmarrës ishin nga të gjitha viset e Kosovës.

Kryetari i shoqatës së peshkatarëve sportiv “Sykuqi” në Malishevës, Avdullah Paçarizi, i ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në këtë garë memoriale, e cila mbanë emrin e dëshmorit t kombit Jahir Mazreku.

Vendin e parë në këtë garë, e zuri peshkatari Gazmend Krenzi, të dytin Gëzim Çallaku dhe të tretin Jeton Mazreku. Për të gjithë fituesit, janë ndarë mirënjohje dhe çmime të siguruara nga shoqata e peshkatarëve sportiv “Sykuqi”.

Gara është mbikëqyrur nga referët e Federatës së Peshkimit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat