Moti në 5 ditët e ardhshme, temperatura të larta

Kosova

Moti në 5 ditët e ardhshme, temperatura të larta

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 06:14
Ilustrim

Java e parë e korrikut do të shoqërohet me mot kryesisht me diell dhe temperatura të larta.

Të mërkurën do të ketë vranësira të cilat gjatë ditës nuk do të jenë stabile dhe vende-vende ka mundësi të shoqërohen me reshje lokale shiu.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-37 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-9m/s, thuhet në raportin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat