Arrestohen tre persona në Lluzhanë të Podujevës, u kapën me mbi 81 kilogramë marihunë

Kosova

Arrestohen tre persona në Lluzhanë të Podujevës, u kapën me mbi 81 kilogramë marihunë

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 14:39
Ilustrim

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar tre persona pasi që u janë konfiskuar 81 kilogramë marihuanë.

Policia e Kosovës, përkatësisht njësiti Antidrogë, dje ka realizuar një aksion me ç’rast u konfiskuan dëshmi të rëndësishme, substanca narkotike, automjet.

Po ashtu gjatë aksionit u arrestuan edhe disa persona të dyshuar lidhur me rastin.

Lidhur me këtë aksion sot Policia e Kosovës, përmes një konference për medie ka dhënë detaje lidhur me këtë rast.

Kapitenia Florie Hajra ka konfirmuar që dje në fshatin Lluzhan të komunës së Podujevës janë konfiskuar 81 kilogramë e gjysmë drogë si dhe janë arrestuar tre persona të dyshuar.

“Janë zhvilluar dy aksione. Një në Prishtinë dhe një Ferizaj ku janë arrestuar 7 persona dhe janë konfiskuar 136 kilogramë drogë. Dje në magjistralen Prishtinë-Podujeve në fshatin Lluzhan janë ndaluar tri vetura e ku në njërën prej tyre janë gjetur 81kilogramë e gjysmë drogë e llojit marihuanë”, ka konfirmuar kapitenia Hajra.

Lidhur me këtë rast Policia e Kosovës dje ka arrestuar tre persona.

“Lidhur me këtë rast janë arrestuar tre persona. Vlera e drogës arrin deri në 100 mije euro. Po ashtu janë kontrolluar edhe shtëpitë e të dyshuarve në një fshat të Podujevës dhe dy në Viti”, ka thënë tutje ajo.

Ndërsa zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka konfirmuar se Policia e Kosovës, sikurse vitin e kaluar ashtu edhe këtë vit është duke luftuar këtë dukuri përmes aksioneve anti-drogë.

“Lufta kundër drogave ka qenë ne luftim institucional. Policia e Kosovës sikurse vitin e kaluar ashtu edhe gjatë këtij viti ka realizuar aksione antidrogë e ku kanë konfiskuar sasi te konsiderueshme të substancave narkotike, ka arrestuar të dyshuar si dhe ka shpartalluar grupe kriminale që janë marrë me këto vepra”, ka thënë Hoxha. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat