Gëzohuni, nesër dhe pasnesër mund do të freskoheni nga shiu!

Kosova

Gëzohuni, nesër dhe pasnesër mund do të freskoheni nga shiu!

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 22:48
Ilustrim

Sipas faqes Prishtina Weather ditëve në vijim vala e të nxehtit mbetet mbi rajon, edhe pse nga Europa qëndrore një front i ftohtë, gjatë ditës së nesërme, do të depërtojë mbi rajon, që do të shtyjë vapën afrikane më në jug.

Ndërsa nga dita e nesërme, orëve të pasdites priten mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullima.

Ky është parashikimi për dy ditët e ardhshme:

3.07.2019 – Nxehtë. Deri nga mesdita kryesisht kthjellët. Pasdite priten zhvillime të vransira, që më vonë mund të shoqërohen me rrebeshe lokale shiu dhe bubullima. Erë mesatare kryesisht nga verilindja 5-11m/s. Indeksi UV: 9.

4.07.2019 – Nxehtë. Paradite kryesisht kthjellët. Gjatë ditës zhvillime të vransirave, e më vonë priten edhe rebeshe lokale shiu me bubullima. Erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme kryesisht nga verilindja 5-13m/s. Indeksi UV: 9.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat