Kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari ka uruar 243 vjetorin e pavarësisë së SHBA-ve, duke shkruar se, në këtë datë të veçantë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndajmë shumë vlera të përbashkëta dhe shprehim vlerësim të larta për mbështetjen e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Postimi në Facebook:
Në këtë datë të veçantë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të cilat ndajmë shumë vlera të përbashkëta, dhe me vlerësime të larta për mbështetjen e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës,
urojmë 243 vjetorin e pavarësisë së SHBA-ve!
Gëzuar 4 Korrikun!
Zoti e bekoftë popullin amerikan!