Inspektoriati i Punës me vizitë në Letoni, diskutohet për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve

Kosova

Inspektoriati i Punës me vizitë në Letoni, diskutohet për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 18:52
Pamje nga takimi

Inspektoriati i Punës i Kosovës ka vizituar Letoninë, konkretisht Shoqatën e Ndërtimtarëve atje.

Këtë e ka bërë të ditur drejtuesi i Inspektoriatit të Punës në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Valon Leci.

Leci është shprehur se atje kanë përfituar shumë ide për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe të punëdhënësve në sektorin e ndërtimtarisë.

“Edhe në Letoni sikurse në Kosovë, ndërtimtaria ishte sektori me më së shumti informalitet”, ka shkruar Leci.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të tij:

Si drejtues i Inspektoratit të Punës, së bashku me kolegët që hartojnë politikat dhe legjislacionin nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale si dhe me përfaqësuesin e Administratës Tatimore të Kosovës, vizituam Shoqatën e Ndërtimtarëve të Letonisë si njëra ndër shoqatat më të mëdha në vend. Aty përfituam shumë ide me vlerë se si të mbrohen të drejtat e punëtorëve por edhe punëdhënësve në këtë sektor, duke filluar që nga kontrata e punës, paga, kontributet tjera e deri te mbrojtja e shëndetit dhe jetës së punëtorëve.

Edhe në Letoni sikurse në Kosovë, ndërtimtaria ishte sektori me më së shumti informalitet.

Inspektorati i Punës me pëkrahjen e plotë të MPMS, së bashku me partnerët social, shoqatat dhe të gjitha palët e interesuara do të jetë në funksion të avansimit të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë dhe të drejtave nga marrëdhënia e punës në përgjithësi!.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat