Emrush Ujkani: ‘Status-quo’ e dëmton Kosovën

Kosova

Emrush Ujkani: ‘Status-quo’ e dëmton Kosovën

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 23:32
Emrush Ujkani

Profesori i së drejtës ndërkombëtare, Emrush Ujkani, ka thënë se Josep Borrell do të jetë ndryshe nga Federica Mogherini në krye të Zyrës së Jashtme të BE-së.

“Ardhja e Borell në krye të diplomacisë evropiane mendoj se duhet të shikohet nga një prizëm që është njeriu më i duhur për ta ulur trinomin dhe për ta zgjidhur problemin më të rëndësishëm në Evropë , atë në mes të Kosovë dhe Serbisë”.

Ujkani në Zona e Debatit ka thënë se një situatë ku nuk do të gjendet zgjidhja me Serbinë shkon në dëm të Kosovës.

“Në asketin strategjik gërshetohen dy politikat kryesore e Lindjes dhe Perëndimit. Borrello mund të shërbejë që të luajë rolin e ndërmjetësuesit dhe qëndrimi i Spanjës të fillojë të zbutet.
‘Status quo’ e dëmton Kosovën”.

“Serbia mund të mos brengoset asgjë nëse nuk dialogun me Kosovën. ‘Status quo’ e dëmton shtetësinë tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat