Pse në faltore shkojnë dollavergjitë dhe fajdexhitë? Flet profesori i studimeve islame

Kosova

Pse në faltore shkojnë dollavergjitë dhe fajdexhitë? Flet profesori i studimeve islame

Nga: Z.B Më: 5 korrik 2019 Në ora: 13:02
Profesori i studimeve islame, Dr. Xhabir Hamiti,

Profesori i studimeve islame, Dr. Xhabir Hamiti, përmes një postimi në Facebook i ka bërë disa pyetje se pse në faltore shkojnë dollavergjitë, fajdexhitë, vrasësit tinëzar, shtiesit –shpifësit dhe komarxhitë, përcjell “Bota sot”.

Hamiti përmes këtij shkrimi ka jep sqarime në lidhje me këto pyetje ai ka thënë se dikush mund të thotë se, jo e tëra grixha mund të jetë në nivelin e engjëjve, sipas tij, është e pamundur dhe këta kanë të drejtë, ngase në mesin e njerëzve gjithmonë ka veprues dhe anues të mirë dhe të kijnë.

“Mirëpo, nëse një njeri vazhdimisht merret me te tilla vese te këqija dhe njëkohësisht shkanë rregullisht ne faletore, duke ju përulur Zotit, lirishte mund te thuhet se ai ose ajo nuk e ka kuptuar dhe as qe është duke e kuptuar konceptin e drejte te besimt ne Zot!”, ka shkurar Hamiti.

Tutje, ai ka shkruar se besimi dhe veprimi janë dy gjera të pandashme. Nëse veprimi është në kundërshtim me kriteret e besimit, atëherë besimi në këtë botë është i thate dhe i pavlerë.

Postimi i plotë:

Pse ne faletore shkojnen edhe dollavergjite?
Pse ne faletore shkojne edhe fajdexhite?
Pse ne faletore shkojne edhe vrasesit tinzar ?
Pse ne faletore shkojne edhe shtisit -shpifesit?
Pse ne faletore shkojne edhe kumorxhitë?
Pse ne faletore shkojne edhe zullumuçarët ?
Pse ne faletore shkojne edhe rrencat ?
Pse ne faletore shkojne edhe zhvatesit e shoqerise dhe vendit ?
Pse ne faletore shkojne edhe tregtaret e fese?
Pse ne faletore shkojne edhe plagjiatet?
Pse ne faletore shkojne edhe tregtaret e qenieve njerezore etj.etj. etj. ?!!

Dikush mund te thote se, jo e tere grixha mund te jete e nivelit te engjujve, sepse eshte e pamundur, dhe per kete ka te drejte, ngase ne mesin e njerezve gjithemone ka te veprues dhe anues te mire apo te kqinje. Te tjeret thone, se ndoshta duke shkuar ne faletore mund te reflektoj pozitivisht, e qe edhe kjo nuk eshte e pamundur.
Mirepo, nese nje njeri vazhdimisht merret me te tilla vese te kqija dhe njekohesisht shkone rregullisht ne faletore, duke ju perulur Zotit, lirishte mund te thuhet se ai ose ajo nuk e ka kuptuar dhe as qe eshte duke e kuptuar konceptine e drejte te besimt ne Zot!
Shkuarja ne faletore, gjeja per tu dukur para rrethit te ngushte dhe shoqerise si njeri i devtoshem krahas veprimeve te liga te nje njeriu, eshte veprim i cili ne asnje menyre nuk perputhet me mesimet e shendosha dhe objektive te besimit ne Zot?
Besimi dhe veprimi jane dy gjera te pandashme.Nese veprimi eshte ne kundershtim me kriteret e besimit, atehere besimi ne kete bote eshte i thate dhe i pavlere.
Zoti na ndihmfote qe te jemi sa me te sinçerte ne besimin ndaj Tij dhe ne veprimet punet tona te jetes!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat