Sfarqa: Kthimi i metodave të vetagresivitetit në LDK, i papranueshëm

Kosova

Sfarqa: Kthimi i metodave të vetagresivitetit në LDK, i papranueshëm

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 15:12
Muharrem Sfarqa

Kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj, Muharrem Sfarqa është deklaruar pas akuzave që iu bënë nga disa anëtarë te kryesisë në Ferizaj se nuk po thërret mbledhje të kryesisë dhe po i manipulon kuvendet zgjedhore.

Në një konferencë me gazetarë, Sfarqa ka thënë se Kuvendin do ta thërras kur vlerëson se është koha e duhur, dhe se nuk do t'i nënshtrohet asnjë shantazhi apo kërcënimi.

Sfarqa tha se nuk është i obliguar të thirret ndonjë mbledhje sepse ato thirren ne fund të procesit zgjedhor.

 Ai tha qe presin rezultatet e zgjedhjeve e pastaj të thirret mbledhja e kryesisë.

Ndërkohë, ka deklaruar se nuk ka pas asnjë kërkesë për thirrje të mbledhjes.

Sfarqa: Nuk kam nevojë ti nënshtrohem asnjë presioni

"Kuvendin do ta thërras atëherë kur vlerësoj që janë kryer të gjitha përgatitjet për organizimin e Kuvendit, pa pasur nevojë ti nënshtrohem asnjë presioni, asnjë shantazhi apo kërcënimi eventual që vije si pasojë e tendencave për futjen ose për rikthimin e një forme të vet-sakrificës të LDK-së pa pasur nevojë të sakrifikohen interesat individuale të atyre që janë në LDK", tha ai.

Sfarqa tha se procesi ka qenë i pranueshëm sepse nuk është kontestuar askush nga të zgjedhurit deri tani.

Ai bëri te ditur se janë 95 delegatë që e kanë fituar legjitimitetin përmes votës.

Sfarqa: Kthimi i metodave të vetagresivitetit në LDK, i papranueshëm

"Kthimi i metodave të vet- agresivitetit që unë mendoj që zanafillën e kanë në Ferizaj nëse shikohet historiku i saj për tërë LDK-në e Kosovës, mendoj që janë kërcënim për vet ata që mendojnë dhe mundohen ta kthejnë ketë formë të zgjidhjes së problemeve brenda partisë e cila është e papranueshme dhe në asnjë mënyrë nuk do të legjitimohet si formë e marrjes së udhëheqjes në çfarëdo strukture, qoftë në nëndegë apo degë, përmes metodave të dhunës. Sepse qëllimi kryesor është eksportimi i këtyre metodave në Kuvendin e Përgjithshëm të LDK-së", tha ai.

Ai kundërshtoi deklaratat e anëtarëve të pakënaqur të kryesisë së LDK-së, se nuk ka pasur monitorim.

Sipas tij, kanë qenë tre anëtarë të kryesisë që kanë qenë pjesë e monitorimit. Sot, disa anëtarë të kryesisë së LDK-së në Ferizaj, përmes një konference për media akuzuan Sfarqen që nuk po e thërret mbledhjen e kryesisë dhe se po manipulon me kuvendet zgjedhore, duke qëndruar edhe prapa tensioneve që po ndodhin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat