Sfarqa akuzohet nga bashkëpartiakët se ka uzurpuar LDK-në në Ferizaj

Kosova

Sfarqa akuzohet nga bashkëpartiakët se ka uzurpuar LDK-në në Ferizaj

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 16:01
Një pjesë e kryesisë së degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj

Një pjesë e kryesisë së degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj ka adresuar kritika ndaj kryetarit të degës, Muharrem Sfarqa, për të cilin thanë se ka dy muaj që nuk po thirr mbledhje të kryesisë dhe se po mban kuvende ilegale dhe po e injoron kryesinë.

Nënkryetari i degës së LDK-së në Ferizaj, Faruk Guri tha se e ka kontaktuar Sfarqen disa herë me kërkesë për mbledhje për t’u informuar për procesin zgjedhor, por i njëjti i ka injoruar.

Guri: Sfarqa na injoroi

"Nuk është në rregull që për dy muaj në tërë këtë proces zgjedhor, përkundër insistimit tim dhe anëtarëve të kryesisë, prapë mos me u thirr mbledhja për me na njoftu për kwtë proces. Kam kontaktuar vet personalisht disa herë, kam kërkuar të mbahet mbledhje për me u informu, mirëpo, ai na ka injoruar ne", tha ai.

Ai tha se Sfarqa e ka uzurpuar LDK-në.

Guri: Sfarqa ka uzurpuar procesin zgjedhor

"Zoti Muharrem Sfarqa LDK-në e ka uzurpuar dhe procesin zgjedhor të LDK-së e ka uzurpuar. Asnjë informacion nuk kemi që dy muaj, që është shpall procesi zgjedhor", tha ai.

E Sahit Krasniqi tha se procesi nëpër të cilin po kalon dega e LDK-së po e dëmton këtë subjekt dhe nuk po mund ta kontrollojnë.

Krasniqi: Matematika nuk po iu del siç kanë deshtë

"Të gjitha këto bëhen me qëllim  dhe problemi është qw siç duket matematika nuk po iu del siç kanë deshtë dhe tash me kriju tensione, ndoshta qëllimi i tyre është thjesht me pengu mos ke u mbajt ky kuvend ashtu siç i ka hije LDK-së. Më e keqja është se kordinatorw të cilët kanë qenë të caktuar prej kryesisë për ti përcjell kuvendet e caktuara nuk janë duke i njoftu.... Këto të gjitha po bëhen me një qëllim të vetëm qe të pengohet një proces i mirëfilltë për shkak se siç duket e kanë nuhatë jo fitore ose humbjen atje, dhe kjo nuk i bën nderë LDK-së.", tha ai.

Sipas tyre, Muharrem Sfarqa dhe Adem Salihaj po i krijojnë problemet dhe tensione në parti dhe jo persona nga parti të tjera.

Ata thanë se këtë të dy nuk po lejojnë të mbahet një kuvend i rregullt.

Në një konferencë për media ata deklaruan se Kryesia e degës është jashtë kontaktit me te gjitha proceset për zgjedhje.

Sipas tyre, janë duke u mbajt kuvende të fshehta dhe nuk njoftohen kryesitë e degëve.

Në këtë konferencë u tha se kanë ardhur në seli për t'u takuar me Svarqen, por meqë ai nuk i ka pritur, atëherë janë detyruar të thërrasin konferencë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat