LDK në Malishevë po rritet si në kohën e presidentit Rugova

Kosova

LDK në Malishevë po rritet si në kohën e presidentit Rugova

Nga: N.H Më: 5 korrik 2019 Në ora: 18:31
LDK në Malishevë

Nën organizimin e degës së LDK-së në Malishevë është mbajtur një organizim, ku aderuan shumë anëtarë të rinj prej të gjitha partive politike.

Librezat e anëtarësisë ua dorëzuan Bajrush Hoti, Avdullah Hoti dhe Arban Abrashi.

Kryetari i degës së LDK-së, Bajrush Hoti, deklaroi se LDK në Malishevë po rritet si në kohën e presidentit Ibrahim Rugova.

Ja njoftimi i plotë:

LDK në Malishevë po rritet si në kohen e presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.

Sot në degën e LDK-së në Malishevë aderuan nga partitë tjera një numër i madhë i qytetarëve nga fshatëra të ndryshëm të komunës sonë.

Në këtë cermoni të pranishëm ishin edhe dy anëtarët e kryesisë qendrore të LDK-së dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës Avdullah Hoti dhe Arban Abrashi

Kryetari i degës z. Bajrush Hoti i falenderoj të gjithë të pranishmit për besimin e treguar në LDK. Ai ju premtoj atyre se ne mandatin e ardhshëm LDK do ta udhëheqë komunën e Malishevës mbarë dhe me dinjitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat