Përkujtohen dëshmorët e betejës së Loxhës

Kosova

Përkujtohen dëshmorët e betejës së Loxhës

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 10:40
Përkujtohen dëshmorët e betejës së Loxhës

Në 21 vjetorin e betejës së Loxhës, sot janë bërë homazhe në kujtim dhe nderim të heronjëve dhe dëshmorëve te rënë në këtë betejë.

Homazhe ka bërë edhe nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe zëvendësministri i Shnëdetsisë, Ali Berisha, i cili ka thënë se beteja e Loxhës është një ndër përballjet më të rëndësishme me armikun në luftën e fundit për liri.

“Këtë betejë e karakterizon masoviteti në pjesëmarrje, arsenali i jashtëzakonshëm ushtarak i armikut, herozmi i madh i luftëtarëve të lirisë dhe rënia heroike e shumë heronjëve dhe dëshmorëve në altarin e lirisë. Sot në 21 vjetorin e Betejës së Loxhës, në kujtim dhe nderim të heronjëve dhe dëshmorëve te rënë në këtë betejë”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat