Obiliqi pa rrymë, shkak të investimeve në rrjet

Kosova

Obiliqi pa rrymë, shkak të investimeve në rrjet

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 13:33
Qyteti i Obiliqit

Qyteti i Obiliqit me fshatrat përreth ka disa orë që është pa energji elektrike.

Derisa qytetarët ankohen se ky qytet është pa energji elektrike që nga ora 10:00, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka thënë se kjo ndërprerje është e planifikuar për shkak të intervenimit në rrjet, konkretisht të ndërrimin të disa pajisjeve.

Sipas tij, ndërprerja e energjisë elektrike është planifikuar të ndodhë tri orë dhe së shpejti energjia elektrike do të rikthehet në këtë qytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat