Kundërmon lumi në Shtime, iu pengon qytetarëve që e ndotën vetë

Kosova

Kundërmon lumi në Shtime, iu pengon qytetarëve që e ndotën vetë

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 20:20
Lumi në Shtime

20 kilometrat e lumit në Shtime po ndoten nga hedhja e mbeturinave, problem edhe me kapacitetet e kompanisë pastruese.

Një pamje të tmerrshme ka marrë lumi në Shtime. Përgjatë kësaj hapësirë ujore në qendër të qytetit ka pothuajse çdokund mbeturina.

Mbetje plastike, e kanalizimet që derdhen këtu e bëjnë lumin edhe të kundërmojë.

E kjo gjendje më së shumti ju pengon qytetarëve të këtij qyteti.

Ata pohojnë së Komuna ka bërë edhe pastrimin në tërësi të lumit kohë më parë, por që banorët po e ndotin sërish.

E në Komunën e Shtimes thonë se i gjithë problemi është te kapaciteti i ulët i kompanisë “Pastërtia”.

Halil Halili, drejtor i Shërbimeve Publike ne Shtime, thotë se situata do të ndryshojë pas një projekti që komuna ka në bashkëpunim me organizatën gjermane GIZ.

Komuna e Shtimes ende nuk e ka të funksionalizuar 100% sistemin e mbledhjes së mbeturinave nëpër fshatra, dhe si rrjedhojë pastërtia mbetet sfidë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat