Limaj uron kryetarin e ri të degës në Rahovec

Kosova

Limaj uron kryetarin e ri të degës në Rahovec

Nga: A.SH Më: 6 korrik 2019 Në ora: 21:17
Fatmir Limaj

Në Kuvendin Zgjedhor të Nismës në Rahovec, kryetar i degës u zgjodh, Afrim Oruqin.

Kryetari i kësaj partie Fatmir Limaj i ka uruar suksese në konsolidimin e mëtejshëm të degës.

“Uroj që ky Kuvend të shërbejë si pikënisje për forcimin e mëtejmë të degës sonë në Rahovec” ka shkruar Limaj në Facebook.

Postimi në Facebook:

Sonte në një atmosferë festive, delegatët e Kuvendit Zgjedhor të Nismës në Rahovec zgjodhën, Afrim Oruqin, kryetar të degës.
Kryetarit të ri i uroj suksese dhe punë të mbarë në konsolidimin e mëtejshëm të degës.
Drejtuesve të degës dhe aktivistëve u shpreh mirënjohje për punën e tyre të palodhshme, me qëllim të shtrirjes së Nismës në Rahovec.
Uroj që ky Kuvend të shërbejë si pikënisje për forcimin e mëtejmë të degës sonë në Rahovec

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat