Mungon ligji që rregullon kushtet e punës gjatë temperaturave të larta

Kosova

Mungon ligji që rregullon kushtet e punës gjatë temperaturave të larta

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 21:48
Foto ilustrim

Për shkak të temperaturave të larta, sindikata e sektorit privat ka dalë me një thirrje që prej orës 11:00 deri në ora 16:00 eventualisht 17:00 të pezullohet puna kur punëtorët ekspozohen në diell sepse është një gjendje e rrezikshme nga temperaturat e larta.

Mirëpo kjo kerkesë mbetet vetëm e tillë sepse nuk është e rregulluar me ligj, andaj që puntorët të pauzojnë varet nga punëdhënësit. E si rezultat i kësaj punëtorët duhet të gjejnë vet ndonjë mënyrë për t’u freskuar gjatë punës kur temperaturës janë të larta.

Kryeinspektori i inspektoriatit të punës, Valon Leci, ka thënë se kjo mund të rregullohet me iniciativen e grupeve të interesit duke shkuar përmes Kuvendit të Kosovës. E për kompanitë private, kjo kërkesë vlerësohet si e drejtë edhe pse mund t’iu shkaktoj telashe në biznes.

Se temperaturat e larta janë të rrezikshme për puntorët e thotë edhe mjeku emergjent Avdush Bajgora. 

“Mund të vije deri të kollabimi apo te ndonjë aksident momental si rezultat i temperaturave të larta”, ka thënë Bajgora.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat