Kujdes po vozit një grua! Ky është njoftimi më i ri që po iu tregon burrave të kenë kujdes në komunikacion

Kosova

Kujdes po vozit një grua! Ky është njoftimi më i ri që po iu tregon burrave të kenë kujdes në komunikacion

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 12:12
Kujdes po vozit një grua! Ky është njoftimi më i ri që po iu tregon burrave të kenë kujdes në komunikacion

Në vendin tonë janë shtuar aq shumë gratë që vozisin vetura, kjo është një gjë shumë e mirë dhe po shihet pozitivisht nga shumëkush.

Dihet se për gratë shofere në vendin tonë akoma ka dyshime nëse dinë të ngasin mirë veturën.

E kjo gjë atyre (grave) po ua humb besimin në vete.

Disa vetura që vozisen nga vajzat apo gratë, kanë filluar që të kenë me vete një shenjë pralajmëruese ku në të shkruan: “Kujdes femra duke vozitur”.

E dikush po e sheh si të mirë këtë shenjë paralajmëruese, ndërsa disa të tjerë thonë se nuk është e nevojshme që të tregohet se kush po e vozit veturën kur në timon nuk ka të bëj fare gjinia por shkathtësia e ngasjes dhe drejtimit të timonit, por ka dhe nga ata që kanë filluar të tallen me këto paralajmërime të femrave shofere.

Sido që të jetë, kjo shenjë është një vetëdijësim për meshkujt që kur të shohin shenjën paralajmëruese të kenë kujdes të shtuar që t’i japin përparësi dhe ta ndihmojnë në komunikacion një femër.

E jo t’i bëjnë presion siç ndodh rëndom tek ne kur meshkujt i shohin femrat duke vozitur i lëshojnë sirenat për ta shpërqëndrar apo ua bllokojnë rrugën dhe ua vështirësojnë edhe më shumë qarkullimin me makinë femrave.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat