Vidhen kabllot e rrymës në xhami

Kosova

Vidhen kabllot e rrymës në xhami

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 23:44
Foto

Në xhaminë e Mamushës janë vjedhur disa metra kabllo elektrike, bën të ditur policia

Rastin në polici e ka lajmëruar punëtori i cili ishte përgjegjës për rinovimin e xhamisë, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.

Ankuesi mashkull k-turk punëtor, i cili ishte përgjegjës për renovimin e xhamisë ka informuar se gjatë natës persona të panjohur kanë vjedhur disa metra kabllo të rrymës elektrike”, theksohet në raport.

Lidhur me këtë rast nuk është raportuar për persona të arrestuar, ndërkaq rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat