Java fillon me vransira dhe mundësi për shtrëngata me shi - Bota Sot
Java fillon me vransira dhe mundësi për shtrëngata me shi

Kosova

Java fillon me vransira dhe mundësi për shtrëngata me shi

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 06:06
Ilustrim

7.07.2019 - Derisa java që po lëmë pas u karakterizua nga vala e të nxehtit që shtrihej mbi rajon, në ditën në vijim fusha të presionit të ulët nga Skandinavia e deri në Mesdhe, do të kushtëzojnë mbi rajonin tonë mot të paqëndrueshëm me vransira dhe mundësi për zhvillime të shtrëngatave me shi.
Nga veriu i kontinentit masa më të ftohta ajrore do të depërtojnë edhe mbi vendin tonë, që pritet të zbresin temperaturat edhe nën vlera mesatare.

8.07 - Jo shumë nxehtë. Pjesërisht vranët, me riga lokale shiu paradite. Më vonë pasdite priten zhvillime të shtrëngatave me shi.
9.07 - Paradite me kthjellime, e në vise të ulëta mundësi për mjegull/mjegullinë. Ditën kryesisht me vransira, e priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.
10.07 - Më freskët. Kryesisht me vransira, kohëpaskohe me shi. Nga mesdita priten zhvillime të shtrëngatave me shi. Vende-vende reshjet mund të jenë më intenzive, mundësi edhe për breshër.
11.07-12.07 - Nga dita e enjte mot më stabil dhe kryesisht i kthjellët dhe me diell. Në mëngjes freskët, e gjatë ditës më ngrohtë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të theksuar. Minimalet do të zbresin nga 15C deri 17C, në 10C ditën enjte. Maksimalet nga 26C deri 28C, do të zbresin deri në 22C.
Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-10m/s.
Shtypja atmosferike do të luhatet rreth vlerave normale, e nga mesi i javës do të pësojë rënie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...