KEDS vendos 4 trafo të reja në Smërkovnicë të Vushtrrisë

Kosova

KEDS vendos 4 trafo të reja në Smërkovnicë të Vushtrrisë

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 09:53
KEDS vendos 4 trafo

Në fshatin Smërkovnicë të Vushtrrisë KEDS ka ndërtuar katër trafo të reja, dy trafo që kanë qenë të vjetra janë zëvendësuar me të reja dhe dy trafo janë ndërtuar krejtësisht të reja dhe është instaluar rrjet i ri energjetik rreth 8 kilometra.

Me këtë investim, banorët tashmë kanë  zgjidhur problemin e tyre energjetik për disa dekada të ardhshme.

Fshati i shtrirë në dalje të Vushtrrisë rrugës për Mitrovicë, me një terren të hapur, ka edhe shtim të popullsisë. Investimi i KEDS-it duke rritur edhe kapacitetet energjetike do t’ju mundësojë rreth 300 familje që banojnë këtu të kenë një të ardhme më të mirë.

Banorët flasin për hallet që kishin dhe të mirat që po ju vijnë pas kësaj.

“Jena kanë në hall të madh me rrymë, tmerr o kanë. Kur skam mujt me lëshu makinën e  teshave e as bojlerin ditën. Tash kur po shoh makinën që i ka la teshat, më besoni që po çuditna!

Sa herë binte shi e borë tela e rrymës janë kanë nëpër tokë. Frika ma e madhe o kanë kur i dërgojsha fëmijët në shkollë gjatë stuhive, se mos po iu ndodh naj e keqe, thotë zonja e shtëpisë,   Sala Hajdini.

Në këtë investim është përfshirë komplet fshati. Aty janë ndërruar të gjitha shtyllat që kanë qenë me përçues të zhveshur dhe me rrezik për banorët  dhe tani janë vendosur shtylla të reja me kabllo të izoluar (bistekë), ku është përmirësuar tensioni dhe është hequr rreziku për banorët.

Në implementimin e këtij projekti janë vendosur:

KEDS është duke vazhduar projektin e investime nëpër të gjithë territorin e Kosovës.

Investimet e KEDS-it kanë nisur qysh në vitin 2013 dhe deri më tani kanë përfituar shërbime kualitative mijëra konsumatorë anembanë vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat