Zgjatet afati i aplikimit për programin e vetëpunësimit për të riatdhesuarit

Kosova

Zgjatet afati i aplikimit për programin e vetëpunësimit për të riatdhesuarit

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 11:08
Zgjatet afati i aplikimit për programin e vetëpunësimit për të riatdhesuarit

Është zgjatur afati i aplikimit në kuadër të thirrjes për personat e riatdhesuar për vitin 2019, për dorëzimin e aplikacioneve për hapjen e bizneseve me mbështetje furnizim me mjete/pajisje teknike në kuadër të Programit të Vetëpunësimit.

Data e fundit e dorëzimit të aplikimeve është e Hënë 22 Korrik 2019, në orën 14:00.

“Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK) në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), mbështetur nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), Departamenti për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar (DRPR) zgjasin afatin për aplikim  në kuadër te thirrjes se hapur për personat e riatdhesuar për vitin 2019 për dorëzimin e aplikacioneve për hapjen e bizneseve me mbështetje furnizim me mjete/pajisje teknike në kuadër të Programit të Vetëpunësimit”, thuhet në njoftimin e MPMS-së.

Qëllimi i Programit të Vetëpunësimit është të mbështesë personat e riatdhesuar të papunë në krijimin e planeve të realizueshme të biznesit që janë në gjendje t’i mbijetojnë tregut konkurrues duke promovuar vetëpunësimin si masë aktive të tregut të punës. Mbështetja me grante do të ofrojë mjete/paisje teknike për realizimin e Planit të Biznesit.

Aplikimi për plan të biznesit duhet të dorëzohet në zyrën më të afërt të punësimit ku aplikuesi/ja është regjistruar si i/e papunë. 

Formulari i plotësuar i Aplikimit me dokumentet e bashkëlidhura duhet të dorëzohet personalisht në zyrën përkatëse të punësimit brenda afatit të caktuar në shpallje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat