OJQ-të fituan rastin ndaj MZhE-së, kërkojnë sërish qasje në dokumentet për ‘Kosovën e Re’

Kosova

OJQ-të fituan rastin ndaj MZhE-së, kërkojnë sërish qasje në dokumentet për ‘Kosovën e Re’

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 11:45
OJQ-të fituan rastin ndaj MZhE-së, kërkojnë sërish qasje në dokumentet për ‘Kosovën e Re’

Balkan Green Foundation (BGF), Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), kanë prezantuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë ndaj padisë së organizatave për Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) për moslejim të qasjes në dokumente zyrtare për termocentralin ‘Kosova e Re’.

Ata bënë të ditur se Gjykata Themelore ka aprovuar si të bazuar kërkesëpadinë e organizatave dhe detyron Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik që të lejojë qasje në dokumentet e kërkuara.

Nga Balkan Green Foundation (BGF) Rinora Gojani, tha se sot kanë dërguar një kërkesë të re për të pasur qasje në ato dokumente.

"Kemi dërguar qasje për dokumente në qasje publike në vitin 2017, kemi kërkuar qasje në katër dokumente. Ministria na ka kthyer përgjigje se i nevojitet kohë shtesë për të parë se a ju lejohet të lejojnë qasje në këto dokumente. Në dy dokumente na është lejuar qasja, ndërsa në dy tjera na është thënë se janë konfidenciale dhe nuk mund të ndahen me publikun. Vetëm tani është marrë vendim që padia jonë është e bazuar dhe obligon MZhE që brenda 30 ditësh të ndajë dokumentet me ne. Ne kemi dërguar sot kërkesën e tretë me shpresën që të na ipet qasja edhe në këto dy dokumente. Transparenca e institucioneve mbetet e keqe", tha ajo.

Ajo tha se meqë sot e kanë ridërguar kërkesën, Shpreson që pas 7 ditësh ti bëjmë publike ato dokumente.

Agron Demi nga Instituti GAP, tha se këto vendime po vijnë shumë vonë.

"Këto vendime po vijnë shumë vonë, tashmë ne e kemi një marrëveshje mes Qeverisë së Kosovës dhe Countour Global. Është e rëndësishme që këto të bëhet publike. Po dërgojmë të bëjmë një presion që të respektojë vendimin e Gjykatës", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat