Oda e Avokatëve tregon mangësitë që ka projektligji i punës

Kosova

Oda e Avokatëve tregon mangësitë që ka projektligji i punës

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 11:57
Oda e Avokatëve tregon mangësitë që ka projektligji i punës

Oda e Avokatëve ka diskutuar sot për projektligjin e punës, duke folur për mangësitë dhe përparësitë e tij. Shpalosja e të gjeturave rreth këtij projektligji u bë pas një punëtorie ku komiteti i Odës ka mbajtur për këtë projektligj. Aty u tha se në projektligjin e Punës nuk është marrë shumë parasysh interesi i të papunëve dhe se ligji duhet të jetë i tillë që të zbusë normën e papunësisë.

Avokati Florin Lata duke theksuar shkallën e papunësisë në Kosovë tha se ligji i punës mund të ndikojë në uljen e papunësisë, por edhe rritjen e saj.

Kjo sepse, sipas tij, me ligjin e punës mund të parashihen barriera të cilat i pengojnë punëdhënësit të punësojnë punëtorë të rinj.

Ai tha se ligji i punës duhet të jetë katalizator i zhvillimit ekonomik.

Lata: Deputetët do të vendosin për projektligjin që ka mangësi

“Ky projektligj i ka disa anë pozitive në raport me projektligjin e kaluar, mirëpo ka edhe mangësi që në tërësinë e vet do t’i mbetët deputetëve me vendosë, me siguri edhe deputetët ashtu siç kemi qenë ne anëtarët që kemi punuar në këtë projektligj, a me iu kthy ky projektligj ministrisë edhe njëherë apo me procedu tutje”, tha ai.

Ai deklaroi se do t’i japin konkluzionet e tyre lidhur me këtë projektligj.

Lata: Interesi i të papunëve nuk është marrë parasysh

“Kur përpilohet një ligj i tillë duhet të mirret parasysh edhe atë kategorinë që nuk e përfaqëson askush, përveç deputetëve, këto debatet që zhvillohen para se të vjen projektligji në Kuvend, psh të ministria, kemi sindikatat, i kemi odat, mirëpo nuk i kemi askund përfaqësuesit e të papunëve, sepse nuk janë të organizuar, por gjithmonë duhet të kemi parasysh interesi ne tyre, e që konsideroj nuk është marrë mjaftueshëm parasysh,. Ligji duhet të jetë i tillë që të nxisë punëdhënësit që të marrë punëtorë të rinj në punë dhe të zbusë normën e papunësisë”, tha ai.

E kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, deputetja Besa Baftiu tha se megjithë mangësitë që ka pasur, i kanë dhënë mundës projektligjit të diskutohet në seancë plenare.

Baftiu: Qeveria nuk e ka sjellur projektligjin e punës bashkë me atë të lehonisë 

“Vërejtjen kryesore të cilën e kemi pasur si komision, përjashto vetëm një anëtar të komisionit, të gjithë kemi thënë që si vërejtje e madhe është që Qeveria nuk e ka sjellur së bashku me projektligjin e punës dhe projektligjin për pushimin e lehonisë, pushimin prindëror dhe të atësisë, sepse në këtë projektligj saktësohet diku neni 118 thuhet që pushimi i lehonisë, atësisë dhe prindëror përcaktohet me ligj të veçantë, në anën tjetër ne nuk kemi ligj të veçantë për pushim të lehonisë, dhe ne kemi konsideruar meqë mbetët një vakum mes miratimit të këtij ligji dhe derisa të vije edhe miratimi i projektligjit për pushimin e lehonisë”, tha ajo.

Ajo tha që si komision, kanë kërkuar një hulumtim nga zyra ligjore pranë Kuvendit prej ku kanë marrë shumë vërejte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat