Nis edicioni i 19-të i Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës

Kosova

Nis edicioni i 19-të i Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 14:48
Rektori Marjan Dema

Universiteti i Prishtinës sot nisi edicionin e 19-të të Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës, në të cilin marrin pjesë 200 studentë ndërkombëtarë dhe vendorë, që do të ndjekin 17 kurse.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se edicioni i 19-të i universitetit veror ndërkombëtar tregon se Kosova ka arritur standarde dhe cilësi në arsim falë angazhimit të institucioneve të Kosovës.

“Kërkimi shkencor zë vend edhe fushën e kulturës në vend, rajon dhe mbarë botën”, tha ai.

Ndërsa, rektori i UP-së ‘Hasan Prishtina’, Marjan Dema duke treguar për arritjet e UP, tha se ky institucion mbetet i përkushtuar në ngritjen e cilësisë së arsimit.

Dema duke uruar studentët ndërkombëtarë dhe vendorë, tha se përgatitjet për këto studime janë bërë me kohë.

Ndërsa, Azem Guri, zëvendësministër i MASHT-it, tha se vetë prania e studentëve nga universitetet të ndryshme të botës, tregon për një cilësi arsimore në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat