Në fshatin Shupkovc të Mitrovicës të premten vihet gurë themeli i xhamisë

Kosova

Në fshatin Shupkovc të Mitrovicës të premten vihet gurë themeli i xhamisë

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 10:59
Foto

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, sot ka pritur në takim drejtuesit e Bashkësisë Islame të Mitrovicës, imamin Irfan Krasniqi, dhe sekretarin Izet Feka, me të cilët ka biseduar lidhur me projektin e ndërtimit të xhamisë në fshatin Shupkovc.

Në një njoftim nga Komuna e Mitrovicës, drejtuesit e BI-së gjatë këtij takimi njoftuan kryetarin Bahtiri lidhur me projektin për ndërtimin e xhamisë, donacion ky i mbështetur nga organizata humanitare “Qatar Charity”.

Siç thuhet në njoftim, Bahtiri ofroj mbështetjen e tij të plotë për ndërtimin e kësaj xhamie, pasi që edhe komuna i ka ofruar me kohë të gjitha dokumentet e nevojshme në përputhje me kornizën ligjore dhe lejet e nevojshme për ndërtimin e kësaj xhamie.

“Po ashtu kryetari Bahtiri njofton të gjithë qytetarët se vënia e gurë themelit të kësaj xhamie do të bëhet të premten dhe u bën thirrje qytetarëve të përkrahin këtë iniciativë të ndërmarrë nga Bashkësia Islame në Mitrovicë, pasi që xhamia është shtëpi e Zotit dhe si të tillë duhet ta pranojmë të gjithë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat