Ka filluar fushata e korrje-shirjeve në Malishevë dhe rendimentet janë të mira

Kosova

Ka filluar fushata e korrje-shirjeve në Malishevë dhe rendimentet janë të mira

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 15:59
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në territorin e Komunës së Malishevës, ka filluar fushata e korrje-shirjeve për këtë vit, ndërsa rendimentet e grurit janë shumë të mira, së paku në ditët e para të korrjes së grurit. Korrjen e grurit, sot e ka parë nga afër edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili është takuar me bujqit dhe i ka përgëzuar për rendimentet e mira.

Sipas drejtorit komunal për bujqësi, Murat Hoxha, bazuar në të dhënat që ka drejtoria, këtë vit me grurë janë mbjellë 3040 hektar, dhe e tëra është në sektorin privat.

Ndërsa përgjegjësi i shtabit komunal për mbikëqyrjen e  fushatës së korrje-shirjeve në Komunën e Malishevës, Remzi Paçarizi, ka bërë të ditur se rendimentet e ditëve të para të korrjes së grurit sillen nga 5000 deri në 5500 kilogram grurë për një hektar. Ai po ashtu ka bërë të ditur se çmimi për korrjen e grurit është 100 euro për një hektar, ndërsa në territorin e Malishevës janë të regjistruara rreth 40 kombajna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat