Lajm i mirë për mërgimtarët që do të vijnë në Kosovë

Kosova

Lajm i mirë për mërgimtarët që do të vijnë në Kosovë

Nga: A.Zh Më: 10 korrik 2019 Në ora: 10:46
Komuna e Rahovecit

Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka njoftuar se me qëllim që bashkatdhetarët të priten sa më mirë gjatë pushimeve të tyre, ka marrë dy vendime të cilat kanë për qëllim lehtësimin e qëndrimit të tyre në Kosovë.

Ai ka njoftuar se vendimi i parë ka të bëjë me zgjatjen e orarit të punës për zyrtarët e gjendjes civile, zyrës së pranimit dhe zyrës së tatimit në pronë, kurse, me vendimin e dytë, punëtorët e komunës obligohen që të lirojnë hapësirat për parking në oborrin e komunës, për mërgimtarët, përcjell Bota sot.

Njoftimi i plotë i Latifit:

Mirëseerdhët në Kosovë, mërgimtarë!

Me qëllim që bashkatdhetarët tanë të priten sa më mirë gjatë pushimeve të tyre, kam marrë dy vendime të cilat kanë për qëllim lehtësimin e qëndrimit të tyre në Kosovë.

Vendimi i parë ka të bëjë me zgjatjen e orarit të punës për zyrtarët e gjendjes civile, zyres së pranimit dhe zyres së tatimit në pronë, të cilët nga 15 korriku do të punojnë deri në ora 18:00 gjatë ditëve të javës dhe nga ora 09:00 deri në orën 12:00 të shtunën, kurse, me vendimin e dytë, punëtorët e komunës obligohen që të lirojnë hapësirat për parking në oborrin e komunës, për mërgimtarët.

Falënderoj personalisht secilin mërgimtar për kontributin e tyre për atdheun dhe ju siguroj se ne si komunë do të jemi në dispozicionin tuaj që qëndrimin tuaj në shtëpi ta bëjmë sa më të mirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat