Inkurajohet zhvillimi i bujqësisë

Kosova

Inkurajohet zhvillimi i bujqësisë

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 14:34
Dijana Zhiviq dhe Gunther Zimmer

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zhiviq, sot priti në takim ambasadorin e Austrisë në Prishtinë, Gernot Pfandler dhe drejtorin e Agjencisë austriake për zhvillim (ADA), Gunther Zimmer.

Zhiviq njoftoi ambasadorin lidhur me programet mbështetëse të MBPZHR-së, si dhe projektet që do të zbatohen këtë vit.

Në takim është biseduar rreth mundësisë së realizimit të projekteve konkrete në fushën e bujqësisë, siç janë prodhimi organik, përkrahja e fermerëve të ri, hapja e vendeve të reja të punës dhe mbështetja për zhvillimin e zonave rurale.    

Ambasadori Pfandler theksoi rëndësinë e sektorit të bujqësisë për zhvillimin ekonomik dhe me këtë rast ofroi përkrahje përmes ekspertizës për avancimin e sektorit të bujqësisë ne Kosovë. 

Ministrja Zhiviq dhe ambasadori Pfandler shprehën interesin e tyre të përbashkët për të inkurajuar zhvillimin e bujqësisë me qëllim të përmirësimit standardit jetësorë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat